spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
16:50
HomeKosovaZgjedhjet 2025Hamza: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë

Hamza: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv edhe me qytetarët e Gjilanit.

Hamza ka thënë se ky qytet me plot potencial, i cili është lënë në pritje të investimeve që disa vjet, ka vendosur për Kosovën që mundet ma mirë.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, ndriçimi, rrugë, turmë dhe teksti

Ai ka thënë se më 9 shkurt, përfundon pritja edhe këtu!

- Advertisement -

Hamza ka thënë se autostradën Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë do ta përfundojë, stadiumin e qytetit, i cili ka mbetur punishte e hapur për shumë gjatë, do ta ndërtojë, por edhe kampusin universitar “Kadri Zeka” do ta rregullojë.

Mund të jetë një imazh i turmë

“Mikpritje e jashtëzakonshme në sheshin e Gjilanit. Ky qytet me plot potencial, i cili është lënë në pritje të investimeve që disa vjet, ka vendosur për Kosovën që mundet ma mirë. Më 9 shkurt, përfundon pritja edhe këtu! Autostradën Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë do ta përfundojmë. Stadiumin e qytetit, i cili ka mbetur punishte e hapur për shumë gjatë, do ta ndërtojmë. Edhe kampusin universitar “Kadri Zeka” do ta rregullojmë! Anamorava ka nevojë për punë dhe investime konkrete.

Për #MaMirë për Gjilanin dhe Kosovën, votoni numrin 131.”, ka shkruar Hamza.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat