Kush e ka izoluar Kryeministrin? Kurti në New York pa bashkëpunim me Presidenten
Storm/New- York: Kryeministri Kurti në New York në ditën e tretë të vizitës “politiko-diplomatike”, duke e fokusuar vëmendjen e tij në takime të ndryshme. Megjithatë, mungesa e Presidentes Osmani perkrah tij ose e kundërta, në këto takime ka ngritur pyetje të shumta për unitetin dhe bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës.
Ndërsa Kurti u ndodh në New York pas mbylljes së punimeve të Asamblesë së OKB-së, Presidentja Osmani ka qenë prezente në ngjarje e kësaj asambleje të OKB-së. Kjo sjellë pyetjet e mëposhtme:
- A ka munguar një “ofensive” diplomatike e bashkuar për të përçuar mesazh uniteti ndërkombëtar?
- A është ky një tregues i shkëputjes dhe mungesës së bashkëpunimit mes dy institucioneve më të larta të Kosovës?
- Cilat janë shkaqet e kësaj mungese të bashkëpunimit?
- A po ndikon kjo mungesë bashkëpunimi në imazhin e Kosovës në skenën ndërkombëtare?
Këto janë pyetje të rëndësishme që do të duhet të adresohen nga titullarët e institucioneve. Kosova ka nevojë për liderë që të punojnë së bashku për të përfaqësuar vendin me unitetin e duhur. Mungesa e bashkëpunimit mes institucioneve kryesore është e dëmshme për vendin dhe për interesat e tij.
Dhe storm-rks ka disa pyetje për lexuesit në radhë të parë dhe për të gjithë ata që gjykojnë pa emocionet të politikës ditore, por që më shumë e duan Kosovën.
a) A mendoni se vizita e Kryeministrit Kurti në New York është e suksesshme?
b) A ka shkaktuar mungesa e Presidentes Osmani në takimet e Kryeministrit Kurti, ose e kundërta, mungesa e Kurtit në takimet e Osmanit, dëm ndaj imazhit të Kosovës?
c) Si duhet të veprojnë institucionet e Kosovës për të përfaqësuar vendin me unitetin e duhur? / Storm-rks