spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
17:40
HomeKosovaZgjedhjet 2025Haradinaj po përmbyll fushatën zgjedhore me tubime në qytete të ndryshme të...

Haradinaj po përmbyll fushatën zgjedhore me tubime në qytete të ndryshme të Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në prag të zgjedhjeve parlamentare, kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, po përmbyll fushatën zgjedhore me një sërë tubimesh në qytete të ndryshme të Kosovës, duke ripërsëritur zotimin për një Kosovë të fortë, anëtare të NATO-s dhe aleate e ngushtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, Rrëpirë për ski, turmë, arktik dhe teksti

- Advertisement -

“E nisëm bashkë duke nderuar sakrificën për liri në Prekazin heroik dhe po e përmbyllim me tubime madhështore në mbarë vendin,” u shpreh Haradinaj, duke vlerësuar entuziazmin e qytetarëve si tregues të mbështetjes për vizionin e tij për zhvillimin e vendit.

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe teksti

- Advertisement -

Agjenda e kandidatit për kryeministër përfshin takime me banorët e Kabashit në Korishë të Prizrenit, rininë e Suharekës dhe komunitetin e Lubizhdës. Në ditët në vijim, Haradinaj do të vizitojë Rahovecin, Krushën e Madhe dhe Gjakovën, për të përmbyllur fushatën me një tubim madhështor në Pejë.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, turmë dhe teksti

“Të dielën vendosim për Kosovën ku fitojnë të gjithë. Vendosim për fatin tonë. Vendosim për fëmijët tanë,” theksoi lideri i koalicionit për Kosovën Fituese, duke ftuar qytetarët të votojnë numrin 137 më 9 shkurt.

Mund të jetë një imazh i turmë dhe teksti që thotë "교솔전 RINIA 0137 DEÇAN"

Fushata e Haradinajt është karakterizuar nga një fokus i veçantë në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, veçanërisht me aleatët perëndimorë, duke e vendosur anëtarësimin në NATO si një nga prioritetet kryesore të programit qeverisës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat