spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
13:12
HomeKosovaPrishtinaPrishtina njofton qytetarët: Faturat e “Pastrimi” nga 1 janari s’kanë detyrim pagesë

Prishtina njofton qytetarët: Faturat e “Pastrimi” nga 1 janari s’kanë detyrim pagesë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët e vetë se ata nuk janë të obliguar që t’i paguajnë faturat për grumbullimin e mbeturinave që janë lëshuar nga Ndërmarrja KRM ‘‘Pastrimi’’ nga data 1 janar 2025.

Në njoftim është bërë e ditur edhe se pagesat për këtë shërbim nga tani e tutje duhet të realizohen përmes Komunës së Prishtinës deri në një vendim të ri.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Pas pezullimit të plotësim ndryshimit të rregullores  për menaxhimin e mbeturinave njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Prishtinës se faturat për grumbullimin e mbeturinave të lëshuara nga Ndërmarrja KRM “Pastrimi” nga data 1 janar 2025 nuk janë të obliguar t’i paguajnë. Nga tani e tutje, pagesat për këtë shërbim duhet të  realizohen përmes Komunës së Prishtinës deri në një vendim të ri.

- Advertisement -

Faleminderit për bashkëpunimin!

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat