spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:39
HomeKosovaPresidencaOsmani takon zyrtarin e lartë amerikan: Kosova e përkushtuar për bashkëpunim të...

Osmani takon zyrtarin e lartë amerikan: Kosova e përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë me SHBA-të

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Uashington, takoi ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit Louis Bono, me të cilin diskutoi mbi forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy shteteve në përputhje me objektivat e administratës Trump, dhe avancimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe ekonomi.

Gjatë takimit, Osmani riafirmoi përkushtimin e Kosovës për të bashkëpunuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara, duke thelluar marrëdhëniet bilaterale.

- Advertisement -

Ajo theksoi rëndësinë e forcimit të sigurisë rajonale dhe nevojën për një qëndrim të fuqishëm parandalues përballë kërcënimeve të vazhdueshme nga Rusia, Serbia dhe akterë të tjerë keqdashës.

Në këtë kontekst, Osmani nënvizoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ngushtë për të ruajtur stabilitetin dhe paqen në rajon.

- Advertisement -

Në mes tjerash, Osmani foli për rëndësinë e integrimit të Kosovës në NATO, gjë që përveç se do të fuqizonte sigurinë në Kosovë e rajon, është përfundimisht edhe në harmoni me objektivat strategjike amerikane për paqen dhe sigurinë globale.

Ajo konfirmoi se Kosova ka rritur tashmë buxhetin për mbrojtje në 2% të bruto produktit vendor dhe është në proces të rritjes së këtij buxheti për të përmbushur objektivin strategjik të anëtarësimit në NATO.

Osmani konfirmoi gatishmërinë e Kosovës për angazhim aktiv në drejtim të realizimit të dialogut strategjik, i cili iu ofrua Kosovës në fillim të këtij viti, për të adresuar sfidat dhe përparësitë e përbashkëta në fusha të ndryshme.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat