spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
18:11
HomeKosovaZgjedhjet 2025KQZ: Në përfaqësi diplomatike mund të votojnë vetëm 20,324 shtetas të regjistruar...

KQZ: Në përfaqësi diplomatike mund të votojnë vetëm 20,324 shtetas të regjistruar paraprakisht

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka sqaruar se shtetasit e Kosovës që nuk janë regjistruar si votues jashtë Kosovës për të votuar në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike, nuk do të mund të votojnë në këto përfaqësi më 8 shkurt 2025.

Ky sqarim është dhënë nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se në Listën Votuese jashtë Kosovës janë vetëm emrat e shtetasve që janë regjistruar për të votuar në ndonjërën përfaqësi diplomatike.

- Advertisement -

Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar për të votuar në 30 përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës është 20,324 votues.

“Në përfaqësi diplomatike mund të votojnë vetëm shtetasit e Kosovës të cilët kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi në momentin kur janë regjistruar si votues jashtë Kosovës, gjatë periudhës së regjistrimit 29 gusht – 26 dhjetor 2024. Pra, në Listën Votuese jashtë Kosovës, e cila dërgohet në përfaqësi diplomatike, janë vetëm emrat e shtetasve që janë regjistruar për të votuar në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike”, njoftoi Elezi.

- Advertisement -

Sipas tij, në ditën e votimit më 8 shkurt, një votues i regjistruar për të votuar në përfaqësi diplomatike mund të identifikohet përmes dokumentit identifikuar të lëshuar nga Republika e Kosovës.

“Sipas Rregullores së KQZ për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, me rastin e votimit në vendvotimin në përfaqësi diplomatike, votuesi identifikohet përmes dokumentit identifikues të lëshuar nga Republika e Kosovës, si: letërnjoftim, pasaportë ose patentë shoferi”, tha Elezi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat