spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
18:44
HomeKosovaZgjedhjet 2025Abdixhiku nga Istogu: Jemi vetëm 4 ditë larg fitores

Abdixhiku nga Istogu: Jemi vetëm 4 ditë larg fitores

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur sot tubimin e madh në qytetin e Istogut.

Gjatë fjalimit Abdixhiku deklaroi se janë vetëm 4 ditë larg fitores.

- Advertisement -

“Në këtë kala të pamposhtur, në këtë shtëpi tonën, ja ku jemi sërish, në prag, mu në prag të fitores së madhe, për të marrë bekimin tuaj, për të marrë motivin tuaj, për të marrë mbështetjen tuaj, për t’i prirë Kosovës në katër vitet e ardhshme”, tha Abdixhiku.

“Sepse, siç e kemi shumë të qartë tashmë, kohërat dhe ndryshojnë, gjërat dhe lëvizin, akterët vijnë e shkojnë, por një gjë mbetet e pandryshueshme, mbetet gjithnjë e njëjtë. Domosdoshmëria që LDK dhe populli të jenë një, mbetet mbi çdo kohë, mbi çdo epokë, mbi çdo gjë”, vazhdoi tutje Abdixhiku.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat