spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
18:48
HomeKosovaZgjedhjet 2025Haradinaj nga Hasi: Veteranët do të marrin pensionet pa pasur nevojë të...

Haradinaj nga Hasi: Veteranët do të marrin pensionet pa pasur nevojë të shkëputen nga marrëdhënia e punës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Has, njofton se qytetarët atje i ka siguruar “se do të trefishojë subvencionet për bujqësi”.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe turmë

- Advertisement -

Gjithashtu, Haradinaj u ka thënë hasjanëve se “veteranët do të marrin pensionet pa pasur nevojë të shkëputen nga marrëdhënia e punës”.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe turmë

- Advertisement -

“Paga mesatare mbi 1000 euro dhe pensione jo më pak se 500 euro. Energjinë do ta bëjmë 20 % më të lirë. Do të mbështesim financiarisht çdo punëkërkues deri në punësim”, deklaron mes tjerash Haradinaj.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Postimi i plotë:

HASI HEROIK ME KOSOVËN FITUESE 137!

Sonte në Lubizhdë të Hasit, në mesin e hasjanëve, me të cilët ishim bashkë që nga ditët e para të Luftës Çlirimtare.

Bujaria, trimëria dhe dashuria e tyre për atdheun është e pakrahasueshme. Kjo tokë ka dhënë heronj në çdo kohë dhe sot po jep shembullin më të mirë të bashkimit për Kosovën ku fitojnë të gjithë.

Hasjanët i sigurova se do të trefishojmë subvencionet për bujqësi.

Rinisë do i ofrojmë grante pa kthim për bizneset e reja dhe bursa për secilin që dëshiron të studiojë.

Paga mesatare mbi 1000 euro dhe pensione jo më pak se 500 euro. Energjinë do ta bëjmë 20% më të lirë.  Do të mbështesim financiarisht çdo punëkërkues deri në punësim.

Veteranët do të marrin pensionet pa pasur nevojë të shkëputen nga marrëdhënia e punës.

Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme për Kosovën direkt në NATO. Qeverisja jonë do të rikonfirmojë dhe forcojë aleancën me Amerikën. Kosova fiton e rritet me miq.

Për Kosovën Fituese 1️⃣3️⃣7️⃣

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat