Donald Trump nënshkroi urdhrin ekzekutiv, që ndalon sportistët transgjinor që të marrin pjesë në sportin e grave dhe vajzave.
Ai nënshkroi urdhrin në një foltore të vogël në dhomën Lindore në Shtëpinë e Bardhë, i rrethuar nga vajza të reja.
“Ne do të mbrojmë traditën krenare të sportisteve. Sporti i femrave do të jetë vetëm për femra”.
Ai thotë se urdhri po vë në dijeni çdo shkollë që merr dollarë nga taksapaguesit se “nëse i lejoni burrat të marrin përsipër ekipet sportive të grave ose të pushtojnë dhomat tuaja të zhveshjes”, ata do të hetohen dhe rrezikojnë të humbasin fondet federale.
“Nuk do të ketë fonde federale. Kështu që kjo do t’i japë fund efektivisht sulmit ndaj atleteve femra”, shtoi ai.
Koha e urdhrit përkoi me Ditën Kombëtare të Vajzave dhe Grave në Sport në Amerikë dhe është e fundit në një varg veprimesh ekzekutive nga Trump që synojnë njerëzit transgjinorë.