spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
18:47
HomeKosovaZgjedhjet 2025Hamza: Sigurimet shëndetësore dhe barnat falas do të sigurohen për të prekurit...

Hamza: Sigurimet shëndetësore dhe barnat falas do të sigurohen për të prekurit nga kanceri dhe sëmundjet kronike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka nisur ditën e sotme me videon e një nëne, e cila tregon që kur u sëmuret dikush në familje, sidomos fëmijët, mendimin e parë e ka shëndetin e tyre dhe koston e gjithë kësaj pune, nëse do të mund t’ia dalin.

Ajo thotë se shumë shpesh ndodh që spitalet nuk i kanë as barnat esenciale dhe krejt barra e kostos së tyre bie mbi ta.

- Advertisement -

Në anën tjetër, Hamza i përgjigjet asaj, duke thënë se asnjë prind nuk duhet të zgjedh mes shëndetit të fëmijës dhe shpenzimeve të shtëpisë, si dhe i tregon se do t’i funksionalizojë sigurimet shëndetësore dhe do të dyfishojë buxhetin për t’i siguruar barnat esenciale falas.

Hamza ka thënë se barnat falas do të sigurohen edhe për të prekurit nga kanceri dhe ata me sëmundje kronike.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat