spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
18:51
HomeKosovaZgjedhjet 2025AIP i bën thirrje partive politike për mbrojtjen e të dhënave personale

AIP i bën thirrje partive politike për mbrojtjen e të dhënave personale

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), ka përsëritur kërkesën drejtuar subjekteve politike në Kosovë për mbrojtjen e të dhënave personale gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e së dielës.

Për të siguruar zbatimin e ligjit, Agjencia kërkon nga partitë politike zbatimin e detyrimeve ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve duke mos përdorur dhe ekspozuar të dhënat personale në komunikimet nëpërmjet postës elektronike (e-mail), mesazhet (SMS) dhe thirrjeve telefonike, pa pëlqim paraprak.

- Advertisement -

“Agjencia ofron bashkëpunim me të gjitha subjektet politike për të siguruar respektimin e së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe bën thirrje që çdo informacion personal i mbledhur gjatë procesit të regjistrimit të votuesve, për realizimin e komunikimit me qytetarët gjatë aktiviteteve të fushatës zgjedhore të përdoret në përputhje me kërkesat ligjore”, thuhet në njoftimin e AIP-së.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat