spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
03:50
HomeBotaEvropaUshtria daneze blen 750,000 palë çorape leshi për të mbrojtur Groenlandën

Ushtria daneze blen 750,000 palë çorape leshi për të mbrojtur Groenlandën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pavarësisht nëse kërcënimet e Presidentit amerikan, Donald Trump, për të marrë nën kontroll Grenlandën janë apo jo reale, Forcat e Armatosura Daneze po përgatiten për çdo eventualitet.

Një nga lëvizjet që tashmë ka përfunduar është që ushtria e vendit të blejë 750,000 palë çorape leshi, disa prej të cilave janë mjaft të ngrohta për t’u përdorur në akullin e Groenlandës.

- Advertisement -

Groenlandë, Trump e dëshiron atë

Porosia është bërë majin e kaluar në një kompani në Finlandë dhe kap vlerën e 4 milionë eurove, edhe pse potencialisht mund të kalojë 10 milionë euro.

- Advertisement -

Këto janë çorape leshi merino në pesë modele, siç shkruan “Politico”. Ato më të trashat janë të përshtatshme për akullin e Grenlandës.

Këto nuk janë masat e vetme deri tani që Kopenhagen ka marrë. Në dhjetor, ajo njoftoi se do të shpenzonte 14.6 miliardë korona (1.9 miliard euro) për të forcuar mbrojtjen e saj në Arktik dhe për të përmirësuar aftësitë e saj të mbikëqyrjes dhe ruajtjes së sovranitetit në rajon.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se kontrolli i Grenlandës është një “domosdoshmëri absolute” për SHBA-në, ndërsa ka refuzuar të përjashtojë përdorimin e forcës ushtarake për ta pushtuar atë. /Politico

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat