spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
21:46
HomeKosovaZgjedhjet 2025Abdixhiku flet për mesazhet amerikane dhe për skandalet

Abdixhiku flet për mesazhet amerikane dhe për skandalet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, në ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me raportin e Kosovës me Amerikën, pas reagimit të ashpër të Richard Grenell në deklaratën e Albin Kurtit.

Sipas tij, mesazhi dhe qëndrimi ndaj Qeverisë së Kosovës është mëse i qartë nga administrata e re e presidentit Donald Trump.

- Advertisement -

Abdixhiku ka deklaruar se nëse merr besimin e qytetarëve për të qeverisur me vendin, sipas tij, gjëja e parë që do të bëjë është vizita në SHBA dhe vendosja e Kosovës në hartën e interesave të Amerikës në tri fusha.

“Pra unë dua të përmirësoj raportet me Administratën Amerikane, do ta vendosë Kosovën në tavolinën e interesave të mëdha amerikane, do të përfitoj nga kjo mundësi e madhe e rendit të ri botëror. Dua të prezantojë se Kosova strategjikisht ka projekte që Amerikën e vendosin si partner kryesor ekonomik. E kam fjalën për gaz, energji, turizëm, miniera e projekte të mëdha të Republikës së Kosovës”.

- Advertisement -

“Pak a shumë me i përngja asaj që Shqipëria ka bërë për mrekulli këto katër vitet e fundit, që ka marrë investime të drejtpërdrejta amerikane në lartënimin e interesave strategjike të shtetit të tyre. Ky relacion nuk pretendoj ta ndikoj, por është i qartë, i thënë se çfarë percepcioni ka administrata Trump ndaj qeverisë në ikje. Vendimmarrja gjithsesi është e popullit, populli duhet ta lexoj qartë se si do ta sheh vendin e vet se si do sheh të ardhmen e fëmijëve të vet”, tha Abdixhiku në Rubikon.

Ai ka ka deklaruar se ministrja Donika Gërvalla dhe qasja e saj në arenën ndërkombëtare ka qenë skandaloze, katër vitet e fundit.

Për më tepërm Abdixhiku ka përmendur edhe një rast me shtetin gjerman. Thotë se ka parë mesazhe private që Qeveria e Kosovës i ka dërguar ministres së Jashtme të Gjermanisë me një qasje kritikuese për Luftën e Dytë Botërore.

“Unë kam pa komunikime private që janë më të trishtueshme sesa kaq, me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, në mesazhe telefonike që Gjermaninë e kritikon për qasjen e padrejtë ndaj shqiptarëve në Luftën e Dytë Botërore. Qeveria e Kosovës i dërgon mesazh privat Ministres së Jashtme të Gjermanisë ku flet se si Gjermania ka qenë e padrejtë ndaj shqiptarëve në Luftën e Dytë Botërore”.

“Kur i sheh këto mesazhe, fillon me u brengos më tepër për veti, për vendin tënd qysh ky naivitet, nëse është naivitet në rastin më të mirë, nëse s`është dashakeqësi. Por nëse është naivitet i plotë është në krye të një shteti të ri të paformuar mirë në një gjeopolitikë të turbullt botërore”, tha Abdixhiku në Rubikon.

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku, tha tutje se kryeministri Albin Kurti e ka mbrojtur skandalin në të cilin është përfshirë kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ndaj të cilit tashmë rëndojnë dy aktakuza, pasi sipas tij, aty përfshihen interesa strategjike.

Në të kundërtën, sipas Abdixhikut, nuk mund ta mbrosh dikë që jep tender 36 milionësh përmes Whatsapp-it.

Abdixhiku në intervistën në Rubikon, po ashtu thotë se kishte paralajmëruar se në Kosova A, remonti do të duhej të bëhej më herët e jo të shtyhej për pesë muaj.

“Ti nesër me marrë me lehtësi një tender, edhe me dalë me të thanë, jo valla Nagipi është burrë i mirë, veç ju po e luftoni se ja u ka ndalë hajninë! Qysh more e ka ndalë hajninë? Ka dhanë tender 36 milionë euro në Whatsapp, e ka blloku remontin e Kosova A për pesë muaj”.

“Unë kam fol për këtë në vitin 2022-23, kam ba video, kam thanë remonti i A-së është si orë e kerrit, si kilometrazh, që i kalon kilometrazhi, dihet kur duhet me u ba remonti. Këta e kanë lanë me kalu, e ka shpall tender pasi ka kalu kjo. Vetvetiu kjo është krim se automatikisht ti e din se duhet me ble rrymë. Ti e ke ditë që ka me i skadu afati. Pse se ke ba ma herët? Tani këtu ka interesa strategjike, ti e mbron atë njeri [Nagip Krasniqin] veç nëse je i përfshirë aty”, tha Abdixhiku.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat