Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar raportimet e mediave se Albin Kurti bashkë me disa ministria dhe Dejona Mihali, kanë komunikuar në WhatsApp për çështjen energjetike me Nagip Krasniqin që drejtonte KEK’un.
Haradinaj ka thënë se me aq sa i njeh procedurat qeveritare, të gjithë ata që kanë komunikuar do të jenë në burg, pasi ajo vepër është e jashtëligjshme.
“As sa di të gjithë janë në burg, edhe ai që s’ka fol por vetëm e ka pa e nuk ka thënë jo nuk pajtohem, është bashkëkryes i kësaj procedure, gjithë janë në burg – nuk ka kush që i shpëton, le t’i marrin avokatët më të mirë në botë s’ka kush që i shpëton, gjithë janë në burg. Edhe mos me u pas bë dëmi financiar, vetëm procedura është kriminale, e jashtëligjshme”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj tha se Kurti nuk ka rezultate.
“Ai s’ka çka kallxon, s’ka rezultate. Me shku në Gjilan çka ju thotë pse ja ka lanë rrugën i ka lënë të izoluar, në Podujevë, Gjakovë, Mitrovicë e ka lanë gjendjen mizerie. I ka trajtu njerëzit shumë keq, s’ja ka pa kush hajrin në këtë vend. E pastaj i ka skandalet, e ka vjedhjen e rezervave shtetërore, hajninë në energjetikë etj”, tha Haradinaj në Pressing, transmeton Express.
“Prishja e marrëdhënieve me Amerikën është krim”, tha Haradinaj për Kurtin.
Ai tha se ia “ka hjekur maskën Kurtit”.
“Unë jam shumë i kënaqur që ia kam çjerrë maskën Albinit dhe e ka pa populli, ky është Albini, shaj e bërtit….Më vjen mirë që e kan pa populli i Kosovës se kush është ky njeri. Ky është i çmendun, ky është agjent i Serbisë dhe Rusisë. Veprimet e tij, keqësimi me Amerikën, a ka ky një amerikan të mirë, koka i keq Grenelli, Bideni, Trumpi, Blinkeni e Hovenieri. A ka naj amerikan të mirë që njeh ky? Ky të prish me Amerikë, me NATO’n, nën sanksion të BE’së, e SHBA’së, e sulmon UÇK’në, e sulmon bizneset pse?, e përçan shoqninë, shqiptarët në Maqedoni e ku mujti, pse se është agjendë e Rusisë dhe Serbisë. Ky është në mision të armiqëve tonë”, tha Haradinaj kur u pyet për deklaratat e Kurtit kundër Grenell.



