spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:02
HomeKosovaPresidencaOsmani: Mbështetja amerikane ka qenë dhe mbetet thelbësore për shtetin tonë

Osmani: Mbështetja amerikane ka qenë dhe mbetet thelbësore për shtetin tonë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, Brian Mast.

Në një postim në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se në takim kanë diskutuar për lidhjen historike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara.

- Advertisement -

“Diskutuam për lidhjen historike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara – një aleancë e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe përkushtim për paqe e siguri”, ka shkruar Osmani në Facebook.

E para e shtetit tutje theksoi se me administratën e presidentit Trump synojnë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

- Advertisement -

“Me administratën e Presidentit Trump, synojmë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë mbrojtjen, investimet strategjike dhe vazhdimin e punës së përbashkët për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.Mbështetja amerikane ka qenë dhe mbetet jetike për shtetin tonë!”, ka theksuar Osmani.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat