spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
22:43
HomeKosovaZgjedhjet 2025Haradinaj në Lug të Drinit – Mbështetje e madhe për Kosovën Fituese

Haradinaj në Lug të Drinit – Mbështetje e madhe për Kosovën Fituese

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, u prit me entuziazëm të madh nga banorët e Lugut të Drinit, gjatë tubimit elektoral në Zllakuqan, ku prezantoi vizionin e tij për një Kosovë më të fuqishme dhe anëtarësim të drejtpërdrejtë në NATO.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe turmë

- Advertisement -

“Do ta bëjmë realitet planin tonë për zhvillim ekonomik dhe fuqizim të shtetit përmes anëtarësimit direkt në NATO,” u shpreh Haradinaj para qindra mbështetësve të mbledhur në këtë zonë historike të Kosovës, e njohur për kontributin e saj të çmuar në luftën për liri.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

- Advertisement -

Haradinaj theksoi se fitorja e listës 137 do të shënojë një kthesë vendimtare për të ardhmen e vendit, duke premtuar një qeverisje që do t’i shërbejë interesave të çdo qytetari. “Fitorja jonë do të jetë fitore e çdo qytetari që beson në një Kosovë më të mirë,” shtoi ai, duke nënvizuar rëndësinë e pjesëmarrjes masive në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Mund të jetë një imazh i ‎teksti që thotë "‎KOSOVES ~ ALLIANCE FOR ALLIANCE * THE Am RUNNERIAL AK FUTURE OF 0 PEL CACAACA و 1050y‎"‎

Tubimi në Zllakuqan dëshmoi mbështetjen e fortë që gëzon vizioni i Kosovës Fituese në këtë rajon, ku banorët e Lugut të Drinit shprehën besimin e tyre në platformën zhvillimore të prezantuar nga koalicioni për Kosovën Fituese.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat