E keni mësuar në shkollë se Toka përbëhet nga shtatë kontinente?!
Storm/Shkencë: E vërtetë që po, por “harrojeni”— Toka nuk ka shtatë kontinente para së gjithash. Që në shkollë fillore, na mësojnë se bota përbëhet nga Afrika, Antarktida, Azia, Oqeania, Evropa, Amerika Veriore dhe Amerika Jugore. Megjithatë, kërkimet dhe zbulimet e reja sugjerojnë që kjo nuk është e vërtetë.
Një studim i fundit i publikuar në revistën “Gondëana Research” propozon se ne në të vërtetë kemi gjashtë kontinente. Ky pretendim extraordinar rezulton nga një hulumtim i detajuar mbi proceset gjeologjike që qëndrojnë pas ndarjes së Evropës dhe Amerikës Veriore dhe se si këto sipërfaqe tokësore kanë evoluar gjatë eatapave kohore.
Dr. Jordan Phethean, autori kryesor i studimit nga Universiteti i Derby-t, shpjegoi se gjetjet e ekipit të tij tregojnë se – “pllakat tektonike te Amerikës së Veriut dhe Eurazisë ende nuk janë ndarë, ashtu siç është menduar tradicionalisht se ka ndodhur 52 milion vjet më parë.” Në vend të kësaj, këto pllaka vazhdojnë të shtrihen dhe janë ende në procesin e ndarjes, në vend që të ishin entitete të ndara ndjeshëm. Me fjalë të tjera, Amerika e Veriut dhe Evropa mund të konsiderohen si një kontinent i vetëm, në vend të dy të veçanta.
Studimi përqendrohet në ishullin vullkanik të Islandës, i cili mendohet të jetë formuar rreth 60 milion vjet më parë për shkak të greminës ndër-atlantike. Ky kufi tektonik, i formuar nga pllakat e Amerikës së Veriut dhe Eurazisë, mendohej se kishte shkaktuar shfaqjen e një plazme të nxehtë të mantelit që në fund krijoi ishullin, sipas Earth.com.
Hulumtime të ngjashme: Megjithatë, duke analizuar me kujdes lëvizjet tektonike nëpër Afrikë, Dr.Phethean dhe kolegët e tij sfiduan këtë teori dhe paraqitën një ide të re tepër radikale. Ata argumentojnë se Islanda, së bashku me Grenlanda, Islanda dhe Faroes (GIFR), përmban fragmente gjeologjike nga të dy pllakat tektonike, nga ajo evropiane dhe e Amerikës së Veriut. Kjo sugjeron se këto rajone nuk janë forma të izoluara siç është menduar më parë, por pjesë të ndërlidhura të një strukture kontinentale më të madhe. Shkencëtarët madje kanë gjetur një term të ri “Rifted Oceanic Magmatic Plateau” (ROMP) për të përshkruar këtë veçori të re gjeologjike, e cila mund të ndryshojë thelbësisht perceptimin tonë mbi formimin dhe ndarjen e kontinenteve të Tokës.
Phethean e përshkruan këtë zbulim si ekuivalenti i Shkencës së Tokës, gjetja e qytetit të humbur të Atlantidës, sepse ekipi i tij zbuloi “fragmente të kontinentit të humbur, i zhytur nën det dhe kilometra e gjatë me rrjedha të holla llavash.”
Më tej, hulumtuesit kanë gjetur ngjashmëri të habitshme midis Islandës dhe rajonit vullkanik “Afar” në Afrikë. Nëse studimi i tyre provon të jetë i saktë, kjo do të thotë se kontinentet evropiane dhe të Amerikës së Veriut janë ende në procesin e ndarjes dhe, për këtë arsye, janë ende të lidhura. Phethean e pranon se gjetjet e ekipit të tij do të ngjallin skepticizëm, por insistojnë se janë të bazuara në hulumtime të kujdesëshme.

(Pamjet nga: Yaden Africa)
“Është e diskutueshme të sugjerohet se GIFR përmban një sasi të madhe kore (siperfaqe të fortë) kontinentale brenda saj dhe se pllakat tektonike evropiane dhe të Amerikës së Veriut ndoshta nuk janë ndarë ende zyrtarisht,” pranoi ai, ndërsa theksoi se puna e tij i mbështet këto hipoteza.
Megjithatë, ky hulumtim është ende në fazën konceptuale, dhe ekipi synon të kryejë teste të mëtejshme mbi shkëmbinjtë vullkanikë të Islandës për të marrë prova më konkrete të sipërfaqës (kore’s) së lashtë kontinentale. Po ashtu, ata po përdorin simulime kompjuterike dhe modelim tektonik për të kuptuar më mirë se si formohet ROMP.
Ky hulumtim vjen pas zbulimit të mëparshëm të Phethean-it, i një “proto-mikrokontinenti” të fshehur midis Kanadasë dhe Grenlandës, një masë toke primitive, e madhësisë së Anglisë, që ndodhet nën ngushticën e Davis-it, përballë ishullit Baffin.

(Pamjet nga: NASA ICE. CC BY 2.0/flickr)
Phethean theksoi se “ndarja dhe formimi i mikrokontinentit janë fenomene në vazhdim” që ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më mirë sjelljen e kontinenteve dhe e pllakave tektonike. Njohuri të tilla mund të ndihmojnë ekspertët të parashikojnë se si do të duket planeti ynë në të ardhmen e largët dhe të lokalizojnë burimet e dobishme që mund të gjenden.
Për ta kuptuar drejtë këtë procesë të kontinenteve të Tokës duhet kërkaur një përditësim bazuar në këto gjetje revolucionare. Kërkimi sugjeron se natyra e ndërlidhur e Amerikës së Veriut dhe Evropës sfidon shpjegimet gjeologjike të mbajtura gjatë gjithë kësaj kohe dhe hap rrugë të reja për studimin e proceseve dinamike të kontinentizimit të Tokës.
Ndërsa shkencëtarët vazhdojnë të hetojnë, harta e botës që menduam se e kishim mësuar e njohur mund të ndryshojë / Storm-rks