spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
04:45
HomeKosovaZgjedhjet 2025Kryeministri Kurti Amerikës, Opozita ia ka mësyer Evropës!

Kryeministri Kurti Amerikës, Opozita ia ka mësyer Evropës!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Storm/Opozitare: Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i cili gjendet në Zvicër për takime me diasporën shqiptare, ka mbajtur një fjalim në Bern, ku shpalosi qëndrimet e tij për situatën aktuale në Kosovë. Në tubimin e organizuar me bashkatdhetarët, Haradinaj kritikoi rrugëtimin aktual të Kosovës, duke e cilësuar atë si të gabuar dhe duke theksuar nevojën për një drejtim të ri.

- Advertisement -

Ai foli hapur për sfidat e vendit, duke theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe zhvillimit ekonomik si prioritete kryesore. “Kosova duhet të marrë disa hapa të vërtetë për të ecur përpara,” deklaroi Haradinaj, duke theksuar se vizioni i AAK-së dhe partnerëve të saj në koalicion synon ta rikthejë Kosovën në rrugën e integrimit euroatlantik dhe ta bëjë atë një vend të jetueshëm, e jo të braktisur.

“Anëtarësimi në NATO është frymëmarrje e lirë për secilin qytetar dhe hapi që siguron lirinë tonë,” shtoi Haradinaj, duke prezantuar moto-n e partisë së tij: “Për një Kosovë ndryshe”. Ai e përshkroi vizionin e AAK-së si të bazuar në katër shtylla kryesore:

- Advertisement -

– Anëtarësimi urgjent i Kosovës në NATO
– Zhvillimi i hovshëm ekonomik
– Përmbyllja e dialogut me Serbinë me njohje reciproke dhe integrim në BE
– Krijimi i një shteti të jetueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës

Haradinaj, në fjalën e tij, garantoi përkushtimin dhe shërbimin e tij ndaj Kosovës, duke theksuar se diaspora do të luajë një rol kyç në ndryshimin që ai pret të ndodhë. “Jemi bashkë për Kosovën ndryshe!” përfundoi Haradinaj, duke nënvizuar mbështetjen e fuqishme të diasporës për vizionin e tij politik.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat