spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
06:37
HomeShëndetiKonsumoni kos, është i shëndetshëm për organizmin

Konsumoni kos, është i shëndetshëm për organizmin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Studiuesit, të udhëhequr nga Eamon Laird i Shkollës së Mjekësisë të Trinity College Dublin, i cili publikoi studimin përkatës në revistën e osteoporozës “Osteoporosis International”, sipas “New York Times”, studiuan të dhënat për 4310 njerëz mbi 60 vjeç, duke lidhur dietën e tyre me shëndetin e kockave.

U zbulua se konsumimi i përditshëm i kosit lidhej me një rrezik 39% më të ulët të osteoporozës dhe një rrezik 31% më të ulët të osteopenisë tek gratë, si dhe një rrezik 52% më të ulët të osteoporozës tek burrat, krahasuar me ata që nuk hanin fare kos.

- Advertisement -

Njerëzit që hanin më shumë kos në ditë kishin 3% deri në 4% densitet më të lartë të kockave sesa ata që hanin më pak, treguan matjet.

Ata gjithashtu performuan më mirë në testet e fitnesit.

- Advertisement -

“Kosi është një burim i mirë i mineraleve, vitaminave D dhe B, kalciumit, proteinave dhe probiotikëve, gjë që e bën atë shumë të dobishëm”, tha Laird, duke theksuar se të moshuarit kanë çdo arsye për të ngrënë kos nëse duan kocka më të shëndetshme.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat