spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
23:54
HomeKosovaZgjedhjet 2025Hamza: Nga nesër Kosova do të jetë më mirë

Hamza: Nga nesër Kosova do të jetë më mirë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka numri e madh të qytetarëve që kanë marrë rrugën për të marrë pjesë në tubimin qendror në Prishtinë.

“Faleminderit e madhe, në këtë shesh të madh, në këtë festë të madhe të demokracisë. Faleminderit edhe mijëra vullnetarëve, aktivistëve që kanë organizuar çdo tubim, çdo bashkëbisedim dhe që e kanë mundësuar këtë finale të madhe sonte këtu me ju. Ju falënderoj nga zemra! Faleminderit të gjithë juve që jeni sonte këtu, në këtë mbrëmje të ftohtë, por me zemra të nxehta, me zemra të mbushura plot me dashni për njëri-tjetrin. Me zemra të inspiruara nga bashkimi që e kemi dëshmuar të gjithë në këto javë e muaj të fushatës sonë pozitive. Faleminderit që erdhët për ta festuar përmbylljen e fushatës”, ka thënë Hamza.

- Advertisement -

“Kjo ishte fushatë, ku i kujtuam edhe fillet e luftës dhe sonte përsëri e kujtojmë presidentin Hashim Thaçi, kryetarin Kadri Veseli, bacën Jakup, Rexhën dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tyre. Presim të na vijnë sa më shpejtë që të gjithë”, ka thënë Hamza.

Ai ka thënë se fushata e tij dhe qeverisja e tij i dedikohen të gjithë njerëzve të Kosovës.

- Advertisement -

“I dedikohet grave dhe burrave bujarë, punëtorë. I dedikohet qytetarëve që duan bashkëpunim e shpresë dhe jo përçarje e frikësim. Ju e meritoni, ju keni kërkuar me ngulm që të jemi bashkë, që të mendojmë kah e ardhmja dhe ajo e ardhme është e të gjithë qytetarëve, pa dallim moshe, pa dallim vendlindjeje, pa dallime mes nesh”, ka thënë Hamza.

Kurse kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në fjalën e tij në fushatën përmbyllëse të PDK-së, ka bërë thirrje tek qytetarët që ta votojnë Bedri Hamzën për kryeministër dhe për Partinë Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se Hamza s’është politikan i zakonshëm dhe se është një njeri me vlera e integritet të pakrahasueshëm.

“Bedriu s’është politikan i zakonshëm. Është politikan me integritet të pakrahasueshëm. Bedri Hamza gjithmonë thotë më pak e bën më shumë. Bedri Hamza gjithmonë e mbanë fjalën. Bedriu e ka bërë edhe PDK-në më të mirë. Bëmë fushatë pozitive, s’përhapëm përçarje e nuk akuzuam për mungesë patriotizmi”, ka thënë Krasniqi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat