spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:47
HomeKosovaQeveriaKurti për rritje ekonomike, “punëtorët, pagat për pasul” – Realiteti i Kosovës,...

Kurti për rritje ekonomike, “punëtorët, pagat për pasul” – Realiteti i Kosovës, si nata me ditën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Storm/Pagat: Dikur, në Shqipërinë e diktuar nga Enver Hoxha, kur vinte koha për shpërndarjen e pagave socialiste, Partia e Punës pyeste klasën proletare nëse ishin të gatshëm të dhuronin pagat e tyre për të furnizuar ushtrinë me pasul. Sot, në një kohë që mendojmë se jemi në demokraci, realiteti në Kosovë nuk duket aq i ndryshëm sa mund të pritej.

Punëtorët e administratës publike në Republikën e Kosovës kanë ngritur zë për vonesat në pagesat e tyre mujore. Ata ankohen se, ndonëse jemi në kohë moderne, të drejtat e tyre kushtetuese dhe ligjore po vonohen për disa orë apo ditë, duke bërë që të humbasin besimin në sistemin qeverisës. Ndërsa qeveria e Albin Kurtit proklamon rritje ekonomike dhe depozita rekord të qytetarëve “si asnjëherë më parë”, punonjësit pyesin veten se ku janë ato përfitime të premtuara.

- Advertisement -

Shumë prej tyre mendojnë se punonjësit e qeverisë, të cilët shpesh përfliten për korrupsion, mund të mos kenë nevojë për këto paga, pasi siç sugjerojnë dyshimet e përhershme për përfshirje në praktika të dyshimta, ata mund të kenë burime të tjera të të ardhurave.

Në një realitet ku retorika qeveritare për rritje dhe përparim ekonomik është në kontrast të thellë me përditshmërinë e qytetarëve, duket sikur po jetojmë dy realitete – një që propagandon qeveria dhe një tjetër, ai i njerëzve të thjeshtë, që përballen me ankesa për vonesat e pagave dhe vështirësitë e përditshme. Realiteti i vërtetë dhe ai që paraqitet nga Qeveria Kurti janë, siç thonë vetë qytetarët, si nata me ditën /Storm-RKS

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat