Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka votuar në shkollën “Hasan Prishtina” në Prishtinë.
Nga aty, kreu i PDK-së ftoi qytetarët që të dalin ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre.
“Sapo votuam me besimin e plotë për të ardhmen e qytetarëve tanë, për mundësinë dhe potencialin për të pasur një jetë më të mirë për të gjithë. Besoj se kjo ditë duhet të shfrytëzohet nga të gjithë qytetarët që kanë drejt vote që të vijnë dhe përmes kësaj të drejte të japin verdiktin se nga dëshirojmë ta drejtojmë vendin në katër vitet e ardhshme”, tha Krasniqi.



