HomeKosovaZgjedhjet 2025KQZ: Nga procesimi i 92.18 % të vendvotimeve, 28.57 % dalja në...

KQZ: Nga procesimi i 92.18 % të vendvotimeve, 28.57 % dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i 92.18 % të vendvotimeve të procesuara deri në orën 15:00, 563,075 persona kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit, apo 28.57 %.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha në një konferencë për media se po pritet përditësimi i të gjitha vendvotimeve për të krahasuar daljen në këto zgjedhje deri në orën 15:00 në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021.

- Advertisement -

“Po presim kur të përditësohen 100 % të vendvotimeve, pastaj mund ta dimë nëse numri i pjesmarrësve në votime është i njëjtë në shifra – jo në përqindje – në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021”, tha ai.

Procesi i votimit, Elezi tha se po vijon “pa probleme”.

- Advertisement -

“Në rastet kur është paraqitur ndonjë paqartësi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndërhyrë dhe ka udhëzuar personat e autorizuar për të ndërmarrë hapat e duhur për procesin e votimit në vendvotime”, tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat