spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:04
HomeBotaEx-BRSSPutini tani sulmon gratë: Zëri i femrave ruse kundër luftës në Ukrainë

Putini tani sulmon gratë: Zëri i femrave ruse kundër luftës në Ukrainë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Storm/Rusia: Grupi “Put’Domoi” (ose “kthehuni në shtëpi” në rusisht), një organizatë e grave të krijuar nga gratë dhe familjarët e ushtarëve rusë, është shpallur “agjent i huaj” nga Kremlini. Kjo lëvizje kërkon kthimin e burrave të tyre nga lufta në Ukrainë, duke kundërshtuar drejtpërdrejt fushatën e Vladimir Putinit, e cila u ka marrë këtyre grave bashkëshortët, vëllezërit dhe bijtë e tyre, raporton The Daily Digest.

Nuk është hera e parë që iniciativa të tilla dalin në pah brenda dhe jashtë Rusisë. Zërat e grave po ngrihen gjithnjë e më shumë kundër regjimit të Putinit. Media politike amerikane Politico ka bërë një listë të grave që po përballen me presidentin rus. Një nga figurat kryesore është Yulia Navalnaya, bashkëshortja e liderit opozitar Alexei Navalny, si dhe aktivistja Yekaterina Dutsova, e cila ka kandiduar për poste publike dhe kërkon fundin e luftës, duke kontribuar në rritjen e grupeve feministe.

- Advertisement -

Sipas Politico, Kremlini nuk ka pasur vështirësi në margjinalizimin e kundërshtarëve të tij kryesorë për shkak të “gjinisë” së tyre. Ndërsa organizatat feministe dhe kundër luftës po rriten në numër, ato janë ende larg dominimit. Siç bënë me komunitetin LGBTIQ+, ligjvënësit rusë po konsiderojnë ta shpallin feminizmin një “ideologji ekstremiste”, shkruan The Daily Digest. Sipas qeverisë ruse, gruaja ideale është ajo që i është besnike burrit të saj, por edhe Kremlinit / Storm-rks

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat