Ish-Kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar pas publikimit të Exit-Pollëve.
Ai në një shkrim në profilin e tij në “Facebook” ka shkruar se Populli e ndërroi Qeverinë dhe i hoqi besimin Qeverisë aktuale.
Postimi i plotë:
Populli e ndrroi Qeverinë!
I hoqi besimin Qeverisë aktuale!
Qytetarët vendosën. Sipas exit-polleve, cilindo që e merrni në konsideratë, populli i Kosovës e ndrroi Qeverinë.
Kështu, unë besoj se nga nesër qartësohet se:
- Nuk ka Qeveri një-partiake, sepse populli nuk i besoi vetëm një partie.
- Koalicioni midis opozitës është i domosdoshëm si kërkesë e popullit përmes votës për opozitën e deritashme.
- Pushteti i derisotshëm shkon në opozitë.
Qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe sot pjekuri të konsoliduar politike.
Procesi zgjedhor për lakmi, siguria në nivel të lartë, mesazhi politik shumë i fuqishëm!



