Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas mbylljes së votimeve.
Ai në një konferencë për media ka falënderuar të gjithë për siç ka thënë organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe qytetarët për kulturën e treguar, si dhe ka falënderuar strukturën, aktivistët dhe ata që votuan.
“Rezultatet e para jemi të sigurt që kemi një rezultat dyshifror. Për një orë e gjysmë presim nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve, opozita ka fituar këto zgjedhje dhe pres që të bashkëpunojmë për krijimin e qeverisë nga opozita në Kosovë”, ka deklaruar Haradinaj.



