spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
19:10
HomeKosovaZgjedhjet 2025Koalicioni për Familjen: Shpresojmë për rezultate pozitive zyrtare

Koalicioni për Familjen: Shpresojmë për rezultate pozitive zyrtare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Eman Rrahamani nga Koalicioni për Familje në një konferencë për media tha se nuk ka besim tek sondazhet e Exit Polleve.

Ai tha se janë duke pritur rezultatet preliminare të KQZ’së.

- Advertisement -

“Neve do të presim rezultatet që janë duke u numëruar nga KQZ dhe anëtarët brenda vendvotimeve. Natyrisht që jemi falënderues për secilën votë. Ky koalicion ka fillimin e tij tash e 2 muaj dhe do të vazhdoj të jetë prezentë në skenën politike, Presim rezultate të mira edhe nga ana e KQZ.

Do të angazhohemi që të jemi pjesë konstruktive e skenës politike në vendin tonë. Do t’i presim rezultatet preliminare.

- Advertisement -

Rezultatet e Exit Polleve nuk besojmë që janë rezultatet korrekte për asnjë parti politike. Gjendja në terren është më ndryshe.  Kauza për mbrojtjen për familjen do të vazhdojë angazhimin e tij”, tha ai.

Sipas Exit-Polli të Baton Haxhiut dhe T7: Lëvizja Vetëvendosje ka marrë: 37 %, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë: 20 %, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë: 23 %, AAK/NISMA ka marrë: 8 %, Lista për familjen sipas exit-poll s’e ka kaluar pragun.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat