Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbajtur një konferencë para mediave.
Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët për pjesëmarrje në zgjedhje pa incidente, të lira, demokratike dhe të ndershme.
Kurti ka thënë se partia e tij është e para dhe se ai do ta bëjë qeverinë.
“Jemi të parët dhe kjo është një konfirmim për qeverisjen tonë të mirë dhe të mbarë e demokratike. Koalicioni ynë fitues do ta formojë qeverinë e re Kurti 3 dhe do të vazhdojmë punët që kemi nisur. Besoj që qytetarët e Kosovës e kanë dëshmu suksesshëm rezistencën e tyre kundër oligarkët, njëri prej tyre kanë shpenzu para pa hesap dhe ka kërcënu punëtorët. Kanë kriju atmosferë iracionale, populli fitoj, fitoi Vetëvendosje. Jemi subjekti i parë dhe fitues që do ta formoj qeverinë, të gjithë e kanë të qartë se ata të dytë dhe të tretët, nuk bëjnë bashkë pa LVV. Vetëvendosje fitoj dhe ecim shpejtë përpara bashkë drejt qeverisë së re”, ka thënë Kurti, i cili nuk ka pranuar të flas pse nuk arriti t’i marrë 500 mijë vota.



