spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
19:11
HomeKosovaZgjedhjet 2025Abdixhiku merr përgjegjësinë për rezultatin, kërkon hetime ndaj KQZ-së, jep shenja të...

Abdixhiku merr përgjegjësinë për rezultatin, kërkon hetime ndaj KQZ-së, jep shenja të mbetet në opozitë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se ai merr të gjithë përgjegjësinë për rezultatin e marrë në këto zgjedhje.

Ai ka thënë se pret që kjo parti t’i marrë diku 20%, derisa një rritje do të ketë edhe nga votat nga diaspora dhe ato me kusht.

- Advertisement -

“Presim që 30-35 mijë vota t’i shtohen LDK-së, pra presim që rezultati i plotë të jetë rreth 20% dhe ky është rezultat që e respektojmë. Përgjegjësinë për këtë rezultat e marr unë dhe do t’i jap llogari LDK-së dhe votuesve”.

Ai ka kërkuar hetime për rënien e faqes së KQZ-së.

- Advertisement -

Në lidhje me mundësinë që të hyj në koalicion, Abdixhiku ka thënë se duhet respektuar kushtetutën që i jep të drejtën partisë së parë për formimin e qeverisë.

Ndërkohë, ai ka dhënë shenja se më shumë ka gatishmërinë që të mbetet në opozitë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat