spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:35
HomeKosovaPresidencaOsmani kërkon të mbrohet vota pas problemeve në KQZ

Osmani kërkon të mbrohet vota pas problemeve në KQZ

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenca e Kosoves ka dalë me deklaratë pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Me këtë rast, Presidentja ka përgëzuar qytetarët që, edhe në këtë proces zgjedhor, treguan kulturë të lartë demokratike.

- Advertisement -

Ajo ka shprehur pritshmërinë që KQZ-ja do të përfundojë me sukses numërimin e votave brenda mbrëmjes së sotme.

“Megjithatë, pas dështimit të softuerit, informacion ky i konfirmuar nga KQZ-ja, Presidentja ka kërkuar që të mbrohet integriteti i procesit zgjedhor, duke siguruar që çdo votë të numërohet saktë. Presidentja do të vazhdojë të jetë në kontakt me të gjitha institucionet përkatëse, deri në sigurimin e plotë që i gjithë procesi zgjedhor, përfshirë numërimin dhe publikimin e rezultateve, të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta demokratike dhe në përputhje me vullnetin qytetar”, thuhet në deklaratë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat