Me mbylljen e pothuajse të gjitha votave të rregullta që tashmë janë evidentuar, vëmendja është përqendruar tek numri i ulëseve që secila parti do të mund t’i ketë në legjislaturën e re.
Lëvizja Vetëvendosje që prinë për nga numri i votave, pritet t’i ketë 46 deputetë, PDK – 25 deputetë, LDK – 20 dhe AAK – 9 deputetë.
Pos partive shqiptare, sipas Kushtetutës 10 vende janë të rezervuara për serbët e që me rezultatet aktuale, gjasat e mëdha janë që të gjitha t’i marrë Lista Serbe.
Gjithashtu, janë edhe 10 vende tjera për pakicat joserbe.



