spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:26
HomeKosovaPresidencaOsmani udhëton për në Paris me ftesë të Presidentit Macron

Osmani udhëton për në Paris me ftesë të Presidentit Macron

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Me ftesë të presidentit francez, Emanuel Macron, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Paris.

Osmani atje do të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale, ku do të jenë edhe presidenti i Francës Emanuel Macron, zv/presidenti i SHBA-së JD Vance, kryeministri i Indisë Narendra Modi dhe liderë të tjerë botërorë.

- Advertisement -

“Gjatë qëndrimit në Francë, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale, përkrah Presidentit Macron, Zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, JD Vance, Kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, si dhe liderëve të tjerë botërorë”, njofton Presidenca.

Osmani do të jetë edhe në darkën zyrtare në pallatin Elysee.

- Advertisement -

“Në kuadër të vizitës, Presidentja Osmani do të jetë e pranishme në darkën zyrtare në Pallatin Élysée, në pritjen zyrtare të organizuar nga delegacioni amerikan, si dhe në seancën plenare të bashkëkryesuar nga Presidenti Macron dhe Kryeministri Modi. Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, do të organizohet një pritje nga zonja e parë e Francës, Brigitte Macron, ku është ftuar Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu”, njofton Presidenca.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat