Kthimi i Xherdan Shaqirit nga SHBA në Zvicër dhe bashkimi i tij klubit të dikurshëm FC Basel, është pritur shumë mirë në shtetin helvetik.
Për herë të parë në histori, klubi i njohur po përballet me kërkesa rekorde për blerjen e fanellave me numrin 10 të Xherdan Shaqirin.
Mediumi i njohur zviceran Blick, raporton se në këtë pikë të sezonit, shitja ka arritur në 13 mijë fanella.
Krahasuar me fillimin e sezonit të vitit të kaluar, janë pothuajse dy herë më shumë.
Fanella kuq-blu vendase, fanella bardhezi si mysafir dhe fanella jeshile bazilisk tërhoqën të gjitha interesim mbi mesataren.
Kthimi i Shaqës ka rritur edhe të hyrat e klubit nga shitja e biletave.
Shitja e biletave në këtë sezonë është gjithashtu më e lartë se në sezonin e kaluar.
Në fund të fazës së shitjeve në fund të gushtit, FCB shiti 15,500 bileta.