Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se e pranon rezultatin zgjedhor, ndonëse nuk është i kënaqur me këtë rezultat.
Ai ka theksuar se do të ndihmoj një qeveri të opozitës e assesi koalicion me LVV-në.
“Ne e shohim që në këtë politikë që e kam udhëheq si ndaj mashtruesit që e udhëheq Kosovën, pra qeverisë mashtruese, mendoj që është në nderin tim që të ndihmoj një qeveri të opozitës e assesi koalicion me VV-në”, tha Haradinaj.



