Kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa ka akuzuar pushtetin për vjedhje të votave në qytetin e Gjakovës.
Sipas Beqës në Gjakovë, ka ndodhur fenomeni i “Trenit Bullgar”, nga ku rezulton të jetë e mbivotuar partia në pushtet.
“Sipas raporteve të vëzhguesve të zgjedhjeve nga subjekti ynë, ekzsiston dyshimi i bazuar që së paku në dy Qendra të Votimit njëra në shkollën Zekeria Rexha dhe tjetra në shkollën Fehmi Agani në Gjakovë, ka ndodhur fenomeni i “Trenit Bullgar”, nga ku rezulton të jetë e mbivotuar partia në pushtet’’, ka thënë Beqa.
“Ftojmë organet e drejtësisë që të merren me trajtimin e këtij rasti, dhe presim që shkelësit e ligjit zgjedhor të ballafaqohen me sanksionin penal që prasheh Kodi”, ka shtuar më tutje ai.



