spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
14:07
HomeKosovaZgjedhjet 2025KQZ: Nesër nis numërimi i votave për kandidatët për deputetë dhe verifikimi...

KQZ: Nesër nis numërimi i votave për kandidatët për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka treguar që të martën do të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Ai ka thënë se po ashtu do të bëhet edhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike.

- Advertisement -

“Ju njoftoj se gjatë ditës së martë, në Qendrat Komunale të Numërimit, do të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.  Sqarojmë se gjatë këtij procesi, ashtu siç parashihet edhe me Rregulloren Zgjedhore të KQZ-së 16/2024 për Qendrat Komunale të Numërimit, do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike. Pas përfundimit të këtyre procedurave, numërimit të votave jashtë Kosovës, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe aspekteve tjera që parashihen me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ do shpall rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë”, ka thënë Elezi.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 9 shkurt, ku Lëvizja Vetëvendosje (LVV) doli e para, por pa e siguruar shumicën.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat