spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
14:06
HomeKosovaZgjedhjet 2025Sot nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Sot nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot në Qendrat Komunale të Numërimit do të fillojë procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, tha se gjatë këtij procesi, ashtu siç parashihet edhe me Rregulloren Zgjedhore të KQZ-së 16/2024 për Qendrat Komunale të Numërimit, do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike.

- Advertisement -

“Pas përfundimit të këtyre procedurave, numërimit të votave jashtë Kosovës, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe aspekteve tjera që parashihen me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ do shpall rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë”, tha Elezi.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat