spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:26
HomeKosovaPresidencaOsmani zhvillon takime me liderë botërorë në Samitin për Inteligjencën Artificiale

Osmani zhvillon takime me liderë botërorë në Samitin për Inteligjencën Artificiale

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron, po merr pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale që mbahet në Paris.

Mund të jetë një imazh i 4 persona

- Advertisement -

Ajo sot ka shkruar në profilin e saj në “Facebook”, se në prag të Samitit ndërkombëtar për  veprim mbi inteligjencën artificiale (AI) ishte e ftuar në darkën e shtruar nga Presidenti Macron në pallatin Élysée, krahas liderëve të tjerë, drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe figura të shquara nga sektori privat.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe tribunë

- Advertisement -

“Momente si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike dhe hapin mundësi të reja për bashkëpunim. Së bashku me Presidentin Macron, zëvendëspresidentin amerikan JD Vance, Kryeministrin indian Narendra Modi, atë kanadez Justin Trudeau, e shumë liderë të tjerë botëror, si dhe liderë të disa prej kompanive më të mëdha botërore si Google, Open AI, Alibaba, etj, kishim mundësi të diskutojmë tema të rëndësishme në interes të qytetarëve që përfaqësojmë”, shkroi Osmani.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat