Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, tha për “Associated Press” se qeveria e re e Kosovës duhet të përmbushë pritshmëritë e njerëzve, shumica e të cilëve aspirojnë t’i bashkohen BE-së.
“Ata e asociojnë Bashkimin Evropian me të drejtat e njeriut, me sundimin e ligjit dhe me një jetë më të mirë. Për ta marrë atë, qeveria e re duhet të punojë shumë, me angazhim të madh. Duhet të bëhen detyrat e vështira, reformat janë të domosdoshme”, tha ambasadori Orav për “Associated Press”, raporton përmes profilit në “Facebook”, Bashkimi Evropian (BE) në Kosovë.



