spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
12:10
HomeKosovaZgjedhjet 2025Haradinaj: Po realizohet skema e manipulimit të zgjedhjeve – Demokracia në rrezik!

Haradinaj: Po realizohet skema e manipulimit të zgjedhjeve – Demokracia në rrezik!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Haradinaj: Kapja e institucioneve nga Qeveria Kurti, goditje ndaj demokracisë

storm•/Zgjedhjet2025: Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj menaxhimit të procesit zgjedhor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), duke e cilësuar si një dështim të plotë dhe një skemë të organizuar të manipulimit të votave.

- Advertisement -

Sipas Haradinajt, për herë të parë në historinë e Kosovës së pavarur, rezultatet preliminare të zgjedhjeve nuk dihen as pas 24 orëve, duke ngritur dyshime të forta mbi integritetin e procesit. Ai fajëson Qeverinë Kurti për kapjen e KQZ-së, përmes zëvendësimit të kuadrove profesionale me militantë partiakë dhe dhënies së tenderëve të dyshimtë për kompanitë teknologjike që menaxhojnë sistemin zgjedhor.

“Manipulim i organizuar për të ndryshuar vullnetin e qytetarëve”

Haradinaj thekson se ka raportime nga terreni që dëshmojnë për një skemë të organizuar të manipulimit, ku përmes një “sistemi të dështuar teknik”, po tentohet të ndryshohet rezultati i zgjedhjeve.

- Advertisement -

“Kjo është goditje e rëndë ndaj demokracisë dhe vlerave për të cilat kemi luftuar. Nuk do të lejojmë që vota e qytetarëve të tjetërsohet përmes skemave manipulative,” deklaron ai.

Thirrje për veprim institucional

Lideri i AAK-së ka kërkuar që të përdoren të gjitha mekanizmat institucionalë dhe ligjorë për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor dhe vullnetin e qytetarëve.

Ai i ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të hetojnë urgjentisht manipulimet dhe të ndalojnë degradimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor.

“Demokracia nuk mund të jetë viktimë e manipulimeve politike. Duhet veprim i menjëhershëm për të ruajtur legjitimitetin e zgjedhjeve,” përfundon Haradinaj.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat