spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
10:30
HomeKosovaZgjedhjet 2025Lirim Mehmetaj: "Albin, Baba i Rrenës"

Lirim Mehmetaj: “Albin, Baba i Rrenës”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Lirim Mehmetaj: “Albin, Baba i Rrenës” – Abuzimi politik me shqiptarët e Luginës

storm•/reagime:📝 Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke e akuzuar për manipulim politik dhe mashtrim të hapur.

- Advertisement -

“VV nuk i ka numrat për të qeverisur, ose më saktë, për të vjedhur e vetme. Gjithçka që po shihni këto ditë është veç një tentativë për ta fshehur këtë fakt,” shkruan Mehmetaj.

Ai e cilëson angazhimin e papritur të Kurtit për Luginën si një abuzim të paskrupullt me kauzat kombëtare, duke rikujtuar se në marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, çështja e shqiptarëve të Luginës nuk është përmendur askund.

- Advertisement -

“E pati njëherë kusht reciprocitetin, por e hoqi. Madje, Miroslav Lajçak e ka pranuar publikisht se Kurti nuk e ka sjellë kurrë në tavolinë temën e shqiptarëve të Luginës,” shton ai, duke vënë në pikëpyetje sinqeritetin e tij politik.

Mehmetaj e përmbyll reagimin me një mesazh të drejtpërdrejtë për Kryeministrin në detyrë:
“Ka kaluar koha e hajvanëve, o hajvani i fundit!”

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat