Storm/NATO: Jens Stoltenberg, ish-Kryeministri i Norvegjisë, udhëhoqi NATO-n për 10 vite nga 2014 deri në 2024, një periudhë tepër sfiduese në historinë e Aleancës. Duke marrë detyrën pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia, Stoltenberg përballoi krizë pas krize, përfshirë sulme terroriste, trazira politike dhe pandeminë globale. Këto sfida kulmuan me pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia, duke sjellë luftën në kufijtë e NATO-s.
Gjatë kësaj dekade të stuhishme, Stoltenberg mbajti Aleancën të bashkuar, duke përdorur aftësitë e tij diplomatike për të shmangur përçarjet dhe për të siguruar forcimin e mbrojtjes kolektive. Ai gjithashtu udhëhoqi përgatitjen e NATO-s për sfida të reja, duke përfshirë klimën, inteligjencën artificiale dhe Kinën në agjendë. Për këto arritje, mandatet e tij u zgjatën katër herë me vendim unanim të Aleatëve.
Pas një dekade në krye të NATO-s, Stoltenberg u kthye serish në Norvegji, ku në natyrën e vendlindjes së tij sigurisht do të provoj të gjejë paqe dhe qetësi, larg përgjegjësive të larta ushtarake.