spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:03
HomeKosova150 kg marihuanë e kapur në Maqedoninë e Veriut, kamioni erdhi nga...

150 kg marihuanë e kapur në Maqedoninë e Veriut, kamioni erdhi nga Kosova

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se është kapur një sasi prej mbi 150 kilogramë marihuanë.

Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë e Veriut thuhet se sipas informatave fillestare mjeti transportues ka hyrë nga Kosova, i cili përmes Maqedonisë është dashur të shkojë në Greqi, me destinacionin e fundit Turqinë.

- Advertisement -

Gjatë kontrollit të hollësishëm të mjetit transportues motorik, kamioni me targa regjistrimi të Shkupit, të kryer në vendkalimin kufitar Bogorodicë, është gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e drogës së llojit marihuanë, për të cilën do të kryhen analizat përkatëse dhe ekspertizë shtesë.

“Ky aksion i suksesshëm është rezultat i bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Doganave dhe është vërtetim i përpjekjeve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe tregtisë së paligjshme me mjete narkotike, për ç’gjë u nënshkrua Memorandumi i bashkëpunimit në nëntor të vitit 2024”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Ndër të tjera, bëhet me dije se hetimi vazhdon për të zbuluar të gjithë personat e përfshirë dhe mënyrën e organizimit të transportit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat