spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:16
HomeSiguriaUshtriaMaqedonci konfirmon mbështetje për Ukrainën në takimin e NATO-s

Maqedonci konfirmon mbështetje për Ukrainën në takimin e NATO-s

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, mori pjesë në takimin e 26-të të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës në NATO, ku diskutuan për prioritetet urgjente të Ukrainës dhe angazhimin ndërkombëtar për mbështetje.

Në këtë ngjarje, Maqedonci konfirmoi mbështetje të plotë për luftën e drejtë të Ukrainës dhe angazhimin e Kosovës si partner në mbrojtjen e lirisë dhe vlerave euroatlantike.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe kostum

Takimi u zhvillua me ftesë të Sekretarit të Shtetit të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, John Healey, dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Admiralit Sir Tony Radakin.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti që thotë "UKRAINE SECRETAR SECRETARYGENERAL SECRE GENERAL -"

Në këtë ngjarje, për herë të parë mori pjesë edhe Sekretari i ri i Mbrojtjes së SHBA-së, Pete Hegseth, i cili po vizitonte NATO-n për herë të parë. Nikoqiri i takimit ishte Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, redaksi dhe teksti

Postimi i plotë:

Kosova 🇽🇰 vazhdon rrugëtimin krah partnerëve në mbështetje të Ukrainës 🇺🇦!

Sot, me ftesë të Sekretarit të Shtetit të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, z. John Healey dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Admiralit Sir Tony Radakin, i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në NATO, Astrit Zemaj, mora pjesë në Grupin e Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG), në Takimin e 26-të, i cili u mbajt në Selinë Qendrore të NATO-s në Bruksel.

Në këtë takim për herë të parë mori pjesë edhe Sekretari i ri Mbrojtjës së SHBA-ve,Pete Hegseth, për të cilin ishte edhe vizita e tij e parë në NATO si dhe nikoqiri i vendtakimit Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Në takimin e sotëm u diskutuan prioritetet urgjente për Ukrainën, duke konfirmuar angazhimin për të plotësuar kërkesat afatshkurtra dhe afatgjata të Ukrainës. Si gjithmonë, uniteti dhe angazhimi i këtij grupi janë thelbësore për suksesin e fitores së Ukrainës.

Në emër të Republikës së Kosovës, në konferencën dhe në takimet me homologët dhe strukturat drejtuese të NATO-s, konfimova mbështetjen e plotë për luftën e drejtë të Ukrainës, duke konfirmuar angazhimin si një vend partner për mbrojtjen e lirisë dhe vlerave të përbashkëta euroatlantike.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat