spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
08:16
HomeRajoniShqipëriaRama: Veliaj është i dyshuar, jo i pandehur. S’ka prova të mjaftueshme...

Rama: Veliaj është i dyshuar, jo i pandehur. S’ka prova të mjaftueshme kundër tij

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është i dyshuar dhe jo i pandehur për të gjitha ato që SPAK i konsideron prova të pamjaftueshme.

Kreu i qeverisë bëri të qartë se nuk konteston provat e SPAK, por shton se, Erion Veliaj është i dyshuar dhe statusi i tij i konteston vetë provat.

- Advertisement -

Një ditë pasi GJKKO la në fuqi masën e “arrestit me burg” për Veliajn, për kreun e qeverisë përbën tregues se prokuroria nuk është gati të kërkojë hapjen e gjyqit pasi nuk ka provat e mjaftueshme kundrejt Kryebashkiakut.

Ai theksoi se nuk mund të ndërpritet kontrata që Veliaj ka me qytetarët, pa pasur prova, dhe jo dyshime të mjaftueshme.

- Advertisement -

“Nuk jam unë që kontenstoj ndonjë provë duke iu kundërvënë SPAK. Por është statusi i Erionit si person I dyshuar dhe jo I pandehur forcën e provave të pretenduara deri tani. Në këtë pikë, qëndrimi ynë nuk ndryshon. I dyshuari është dikush për të cilin edhe vetë Prokuroria është e vetëdijshme se s’I ka provat për të kërkuar burgosjen e tij. Për të ngritur akuzë që ky person ka bërë 1-2-3 dhe kërkoj dënim. Ndërsa I pandehuri është dikush kur shkon para gjykatësit dhe thotë :” dua burg për këtë person, kam këto prova, fillo gjyqin. I dyshuari kur prokuroria ka krijuar një sërë provash por nuk ka bindjen e mjaftueshme për të kërkuar burgosjen e personit. I pandehuri kur prokuroria e ka bindjen. Pyetja e dytë: a e dini që kryetari i bashkisë Tiranë nuk është i pandehur? Vetë prokuroria nuk mendon se është gati të kërkojë hapjen e gjyqit se si ka provat e mjaftueshme, por sipas tij, ka dyshime të mjaftueshme bazuar në një sërë provash të pamjaftueshme sipas tij. Statusi i Erion Veliajt sot ka këtë status”, deklaroi Rama.

Kryeministri ka sqaruar gjithashtu të gjitha pikëpyetjet e ngritura te qytetarët mbi reagimet e tij kundrejt Kryebashkiakut dhe SPAK-ut. Ai u shpreh se pa të dhe Partinë Socialiste nuk ka Prokurori të Posaçme, pasi reformë në drejtësi u garantuar falë qeverisë Rama.

Ai theksoi se kreu demokrat Sali Berisha e ka bërë të qartë, se nëse merr pushtetin, do e shkrijë SPAK-un.

“Për ata që u vërsulën: Cc’pati Edi Rama? Iu vërsul SPAK-ut, të mbrojmë SPAK nga Edi Rama… Nëse nuk mbron Edi Ramën në betejën e tij bashkë me PS, harrojeni SPAK, nuk keni SPAK. Pa Ramën dhe PS, nuk ka SPAK. Nuk do kishte, as nuk diskutohet, por nuk ka. Sepse bufi i kënetës e thotë në mënyrë deklarative: më jepni votën, të shkrij SPAK-un. Nuk besoj se i shkon njeriu mendja që SPAK-un nëse nuk e garanton bashkë me gjithë reformën në drejtësi, kjo kocka këtu dhe PS bashkë me mua, nuk mund ta garantojnë pellgaçet rreth e rrotull kënetës të atyre partiçkave që kanë të re vetëm moshën e pronarit të tyre. Nën hijen e një lisi të madh nuk mbin kollaj gjë tjetër”, sqaroi Kryeministri.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat