spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
08:44
HomeKosovaZgjedhjet 2025Procesi i numërimit të votave mund të zgjasë deri në dy javë

Procesi i numërimit të votave mund të zgjasë deri në dy javë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deri në dy javë kohë mund t’i marrë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në përfundim të procesit të numërimit të votave. Këtë e tha vetë kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

“Meqë nuk kemi filluar në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit e të shohim edhe atje si po shkon procesi, atëherë nuk e kemi bërë një vlerësim sa do të zgjatet tërë procesi deri në përmbyllje të numërimit, por një dyjavësh mund të jetë”, tha ai.

- Advertisement -

Kjo sipas tij, nëse funksionon ‘plani A” i cili po zbatohet aktualisht përmes procedimit të të dhënave në sistem, në të kundërtën, sqaroi ai, nëse shohin se vazhdojnë telashet me sistemin do t’i kthehen “planit B”, që është numërim i votave përmes formularëve.

Kjo do t’i merrte pesë ditë kohë KQZ-së, meqë për këtë duhet të ketë procedurë tenderuese.

- Advertisement -

“Sot me drejtorin e disa nga stafi administrativ e diskutuam që të presim edhe sot e nesër e të shohim si po shkon procedura e numërimit përmes sistemit. Nëse gjithçka shkon në rregull, do të vazhdojmë, nëse do të ketë probleme, ne menjëherë do të fillojmë një procedurë tenderuese për printimin e disa formularëve që janë të nevojshëm për rinumërimin e votave. Ajo do të merr kohë maksimum katër deri në 5 ditë dhe do t’i kemi formularët dhe do të vazhdojmë me metodën e vjetër. Por, unë jam i bindur që sistemi do të funksionojë”, tha Radoniqi.

I pyetur nëse të dielën pas zgjedhjeve kishte sulm kibernetik apo ndërhyrje në sistem, Radoniqi nuk ka dashur të lëshohet shumë në deklarime, ndonëse tha t’i kenë dyshimet e tyre. Tha se kjo çështje tashmë i ka kaluar në duar të Policisë së Kosovës  e Prokurorisë së Shtetit.

“Kjo çështje tash është në duar të policisë dhe prokurorisë. Pa e marrë raportin nga ata, ne nuk do të japim informacion, sepse nuk e kemi. I kemi edhe ne dyshimet tona, por ato janë adresuar në polici. Sapo të marrim diçka nga policia do ta bëjmë publike”, tha kreu i KQZ-së, para gazetarëve.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat