spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
23:03
HomeKulturëFondacioni Japonez mbështet botimet e letërsisë shqipe

Fondacioni Japonez mbështet botimet e letërsisë shqipe

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Drejtorja e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli, zhvilloi takime që në qendër të tyre kishin temën e përkthimit dhe përhapjes së librit shqip në gjuhë dhe kultura të tjera.

Bardhyli u takua me sekretarin e parë dhe drejtuesin e zyrës së Kulturës dhe Shtypit në Ambasadën Gjermane në Tiranë, Jan Maibom dhe sekretarin e parë dhe përgjegjësin për Kulturën, në Ambasadën Japoneze, në vendin tonë, Kohei Tsuboi, raporton atsh.

- Advertisement -

Takimi nxori në pah vështirësitë e publikimeve nga letërsia origjinale japoneze, si pasojë e mungesës së përkthyesve nga kjo gjuhë.

Sipas QKLL-së, Fondacioni Japonez me seli në Romë, mund të jetë një mbështetës i mirë i botimeve shqiptare të letërsisë dhe autorëve japonezë. Ambasada u shpreh e gatshme të organizojë e mbështesë QKLL-në në aktivitete që lidhen me letërsinë, por dhe artin japonez.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat