Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Gjermani për pjesëmarrje në “Munich Security Conference 2025”.
Zyra e Kurtit njofton se kryeministri ka udhëtuar sot për në Mynih për në konferencën tre ditore të sigurisë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Mynih të Gjermanisë për të marrë pjesë në konferencën tre ditore të sigurisë – Munich Security Conference 2025”, thuhet në njoftim.



