spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
06:43
HomeEkonomiBQK: Veprimet ndikuan pozitivisht në sistemin financiar, përfshirë Veriun

BQK: Veprimet ndikuan pozitivisht në sistemin financiar, përfshirë Veriun

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) thotë se veprimet e ndërmarra kanë pasur ndikim pozitiv në sistemin financiar, veçanërisht në Veriun e vendit. Si rezultat, numri i bankave në këtë rajon është trefishuar, duke u rritur nga 4 në 12.

Po ashtu, numri i institucioneve financiare është zgjeruar me 2.7 herë krahasuar me periudhën para hyrjes në fuqi të rregullores, duke forcuar qasjen e qytetarëve dhe bizneseve në shërbime bankare dhe financiare.

- Advertisement -

“Rrjeti i institucioneve financiare është zgjeruar, ku zyrat e institucioneve financiare të licencuara në sektorin financiar të vendit në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023 janë rritur për 40 njësi. Sa i përket qasjes në financa në komunat në veri të vendit, nga fundi i vitit 2023, po thuajse është trefishuar numri i institucioneve financiare të cilat janë licencuar për të ushtruar aktivitetin e tyre në katër komunat veriore të vendit, si rezultat i masave të planit të BQK-së për mbështetjen e zgjerimit të qasjes në financa dhe aktiviteteve të përbashkëta me sektorin. Gjithashtu, edukimi financiar ka qenë në fokus të këtyre angazhimeve me efekte pozitive”, njofton BQK.

Sipas BQK-së, në fund të vitit 2024, numri i kartelave të klientëve ka arritur rreth 1.7 milion kartela, të cilat përfshijnë kartelat e debitit, kartelat e kreditit, kartelat e debitit me vonesë për individë dhe biznese si dhe kartelat e pagesave me funksion të parave elektronike. Krahasuar me fundin e vitit 2023, numri i përgjithshëm i kartelave të klientëve është rritur për 71,660 apo 4.4%.

- Advertisement -

“Në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023 numri i transaksioneve me kartela ka arritur rreth 43 milionë duke shënuar një rritje prej 10.8 milionë apo 33.8%. Përveç pagesave me kartela, me rastin e rritjes së shërbimeve dhe institucioneve të parave elektronike, vërehet një rritje e hovshme edhe e numrit të pagesave me para elektronike. Në vitin 2024 janë raportuar rreth 2.2 milion transaksione të pagesave me para elektronike duke shënuar një rritje prej 568,309 apo 35% krahasuar me vitin 2023”, njofton BQK.

“BQK-ja njofton se Zyrat e institucioneve financiare të licencuara në sektorin financiar të vendit në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023 janë rritur për 40”, thuhet në komunikatën e BQK-së.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat