spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:38
HomeSportIncidentet në ndeshjen me Rumaninë, i kushtojnë Kosovës mijëra euro

Incidentet në ndeshjen me Rumaninë, i kushtojnë Kosovës mijëra euro

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Federata e Futbollit të Kosovës është gjobitur me një shumë prej 61,000 eurosh nga UEFA për incidentet në ndeshjen kundër Rumanisë, në kuadër të Ligës së Kombeve, e luajtur muajin e kaluar, raporton Reuters.

Në ndeshjen e luajtur më 6 shtator në në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, Kosova pësoi disfatë prej 3-0.

- Advertisement -

Ndeshja u ndërpre në disa raste pasi tifozët hodhën fishekzjarrë, hynë në fushë dhe fishkëlluan gjatë himnit kombëtar rumun.

FFK-së i është paralajmëruar edhe për shkelje të obligimeve lidhur me aktivitetet mediatike.

- Advertisement -

Kjo nuk është hera e parë që dy kombëtaret kur takohen, ndodhin incidente e thirrje raciste.

Gjatë një ndeshjeje kualifikuese për Euro 2024 në vitin 2023, UEFA sanksionoi Federatën Rumune të Futbollit për thirrjet pro Serbisë nga mbështetësit.

Ndeshja në Bukuresht u ndërpre për 50 minuta pasi disa tifozë vendas brohoritën, “Serbi, Serbi” dhe mbanin një pankartë ku thuhej “Kosova është Serbi”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat